Iu deshën pesë vite për ta përditësuar gjeneratën e pestë të iPad mini 5 – Apple nuk ia doli, që pajisja të dallonte prej modelit aktual.

Megjithëse duket njëjtë në pjesën e jashtme, brendësia e iPad mini 5 është mjaft e përditësuar dhe këtë e ka treguar iFixit, për të shfaqur dallimin që ka me modelin e lansuar më 2015, transmeton Telegrafi.

Kjo ka lënë të kuptohet, se iPad mini i ri e ka çipin A12 Bionic nga Apple dhe kamerën për selfie me 7-megapixel.

Më e rëndësishmja që ka gjetur iFixit, është përditësimi i sistemit RAM – ka 3GB RAM, rahasuar me 2GB RAM në Apple iPad mini4.

Brendësia nuk ka treguar edhe ndryshime tjera që ka pësuar tableti i ri, vetëm shihet mikrofoni, shumë më afër kamerës për selfie, ndërsa kapaciteti i baterisë është i njëjti.

Në përgjithësi, Apple iPad mini 5 është vështirë të riparohet, sepse pjesët nuk i hapen pothuajse në asnjë mënyrë, për shkak të ngjitësit të shumtë që është përdorur. /Telegrafi/