Alexander Zverev e ka mposhtur Novak Djokovicin për të fituar turneun ATP Finals dhe për të arritur fitoren më të madhe në karrierën e tij.

Djokovic, i cili është i pari në renditje, ishte favorit për ta fituar këtë duel, mirëpo 21-vjeçari i befasoi të gjithë duke fituar me rezultat 2-0 në sete (6-4, 6-3).

Alexander Zverev, ATP Finals (Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tenisti i ri gjerman bëri paraqitje fantastike në O2 Arena të Londrës për t’iu gëzuar këtij triumfi të madh.

Zverev ia doli ta kontrollonte setin e parë, ndërkohë që e dominoi të dytin duke dalë fitues në fund.

Sfida e radhës për Zverev është që të dëshmojë se mund t’ia dalë edhe në formatin me pesë sete në Grand Slam.

Alexander Zverev, ATP Finals (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Këtë vit, ai arriti për herë të parë në një çerekfinale Grand Slam në turneun e French Open.

Dhe duket se është vetëm çështje kohe kur ai do të fillojë të arrijë në fazat finale të turneve të mëdha. /Telegrafi/